Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte bëri thirrje për SHBA-në dhe Evropën që të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë pas të përfundimit të luftës në Ukrainë.
“Është normale, nëse lufta ndalet që Evropa në një farë mënyre, hap pas hapi, por edhe për SHBA hap pas hapi, të rivendosë marrëdhëniet me Rusinë ”, tha Rutte në një intervistë për mediat amerikane.
Rutte theksoi se NATO nuk do të marrë pjesë “në sigurimin e një armëpushimi në Ukrainë”.
“Unë mendoj se do të jetë e vështirë për NATO-n të përfshihet në këtë, por NATO ndoshta do të ketë një rol këshillues,” tha Rutte, duke iu referuar aleancës që Britania dhe Franca po “ndërtojnë” për të dërguar trupa në territorin ukrainas.
Në të njëjtën kohë, Rutte theksoi se garancitë e sigurisë për Kievin mund të diskutohen vetëm pasi të arrihet një armëpushim.
“Po, unë jam optimist, dhe shpresoj se mund të ndodhë edhe më shpejt se sa pritej,” tha ai për negociatat në vazhdim midis SHBA, Rusisë dhe Ukrainës.