-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grenell: Thaçi u arrestua pasi po bëheshin negociata Kosovë-Serbi

Kryesoret

Pak ditë më parë ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte në Prishtinë për pak orë ku vizitoi të atin e sëmurë në spital. Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell nisur nga rasti në fjalë i është rikthyer edhe njëherë arrestimit të Thaçit. Ai sulmon prokurorin amerikan Jack Smith që e arrestoi.

Grenell ka përmendur Bruce Schwartzin, një zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë me të drejtë qasjeje në informacione sensitive, të cilit Grenell thotë se i kishte treguar privatisht informacione për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvilloheshin në atë kohë rreth Marrëveshjes së Washingtonit.

Emisari amerikan thotë se Schwartz “ka minuar Donald Trumpin dhe politikën e Jashtme”, duke i ndarë ato informacione me prokurorin amerikan Jack Smith, dhe shton se ky i fundit “ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit për atë arsye”. “Ai duhet të hetohet dhe gjykohet”, ka thënë Grenell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit