Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë në fshatin Mëmëlisht.
Një makinë ka përplasur këmbësorin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht. Si pasojë e përplasjes 55-vjeçari ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
Ndërsa grupi hetimor po punon për indentifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij dhe arrestimin e autorit.Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.