Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, nuk do të jetë i pranishëm në dy ndeshjet kualifikuese të marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës për shkak të një dëmtimi të vogël.
Përmes një postimi në “Instastory”, ai konfirmoi se do të mbështesë shokët e tij nga tribuna, duke shprehur besimin se ata do të japin maksimumin për të nisur me fitore rrugëtimin e kualifikimeve.
Ai shkroi: “TI SHQIPËRI MË JEP NDER”.