-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Renato Kumrija hiqet nga lista e kandidatëve të PD për Elbasanin: Flamur Noka më fshiu emrin

Kryesoret

Renato Kumrija i cili ka dalë i treti në primaret e Partisë Demokratike për qytetin e Elbasanit dhe i teti në nivel qarku ka denoncuar sot heqjen e nga lista e kandidatëve për deputetë.

Kumrija me anë të një postimi në rrjete sociale ka akuzuar sekretarin e përgjithsëm të Partisë Demokratike Flamur Nokën.

Ai shprehet se Noka i ka fshirë emrin nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu kërkon që të mbështetet Partia Demokratike dhe Prof.Dr., Sali Berishën, edhe pse nuk do të jetë pjesë e saj.

Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, i cili më ka komunikuar që unë nuk do të jem në listë si kandidat për deputet. Arsyeja është e thjeshte, pasi duhet t’ia lënë vendin dikujt tjetër, ndërsa kane lënë ne liste kandidate me shume me pak mbeshtetje nga Primaret. Edhe pse e kundërshtova me forcë qëndrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerëzor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Dua të falënderoj gjithsecilin nga ju, të cilët më mundësuat që unë të isha një ndër të rinjtë më te votuar në qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje, në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si një ndër kandidatet e rinj më potencialë për të marrë pjesë ne zgjedhjet Parlamentare si përfaqësues i PD-së.

Për fat të keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Unë isha dhe jam një si ju, bir i një familjeje të thjeshte shqiptare, që besova se ku më mire sesa një njeri i “popullit” njihte më mire nevojat e shtresës sonë.

Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmëroj që nuk do te jem pjesë e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqtë e mi, ju e kuptoni shumë mirë pse ndodhi kjo!

A mos vallë ka pazare apo negociata përgjatë natës së fundit të afatit për t’u regjistruar nga KQZ, këtë e di vetëm Flamur Noka dhe koha që jam i bindur se do më japë të drejtë mua dhe krejt Elbasanit, për të cilën ai ka hedhur poshtë Demokracinë për votën e lirë ndaj një frymë të re dhe një të riu që pat mbështetjen më të sinqertë nga familjet e Elbasanit.

Është për të ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbështetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kenë mundësi të bëjne lirshëm dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kërkojnë Humbjen ne zgjedhje.”, shkruan Kumrija.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit