-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Maqedoni, Berisha: Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejt të plagosurve

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të tragjedisë së zjarrit që ndodhi në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka shprehur solidaritet me autoritetet dhe ka lutur për shërim të shpejtë të të plagosurve. Berisha ka nënvizuar se tragjedia mori jetën e 59 personave dhe la të plagosur 155 të tjerë, duke përfshirë 18 të plagosur rëndë.

Mesazhi i kreut të PD, Sali Berisha:

Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut

Miq, një tragjedi e rëndë ka ndodhur në vendin mik.

Në një diskotekë në qytetin Koçan, Maqedonia e Veriut, 51 të rinj, të moshave 14-25 vjeç, humbën jetën tragjikisht nga zjarri, ndërsa 118 të tjerë pësuan djegie të shkallëve të ndryshme dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Ndër ta, 18 janë në gjendje të rëndë.

Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia dhe të Partisë Demokratike për familjet e viktimave, si dhe solidaritetin tonë me autoritetet lokale dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, lutemi për një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve në këtë tragjedi të tmerrshme. #sb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit