Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski deklaroi se do t’u përgjigjet atyre që mbajtën konferenca shtypi në orët e vona të natës, referuar BDI-së. Ai tha se në këtë tragjedi të Koçanit nuk ka politikë dhe të mos keqpërdoret në aspektin ndëretnik.
“Ky klub ka pasur vetëm dy herë licencë, njëherë e ka marrë në vitin 2021 dhe një në vitin 2024. Përgjegjësi do të ketë pa marr parasysh se cilës parti politike i takon. Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu nuk ka nacionalitet”, shtoi Kryeministri.
Ademi: Tragjedinë e Koçanit qeveria po e kthen në akuza etnike ndaj shqiptarëve të BDI-së