Ditën e sotme në Koçan ka nisur protesta që në orën 13:00 për viktimat që humbën jetën nga zjarri në diskotekë. Protestuesit janë mbledhur në parkun e qytetit të Koçanit dhe situata ka tensionuar.
Ata në shenje revolte kanë filluar që të gjuajnë me vezë në drejtim të godinës së komunës së Koçanit.
Qytetarët kërkojnë nga autoritet që të zbardhet rasti dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.