Policia ka arrestuar në Maminas një 51-vjeçar me qëllimin ekstradimin e tij në Itali. 51-vjeçari Albert Koni banues në Maminas akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë po punohet për ekstradimin e 51-vjeçarit në Itali.