Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Londër, ku një automjet furgon përplasi një turmë këmbësorësh.
Si pasojë e goditjes, një 20-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur në gjendje të rëndë. Tre të tjerë janë plagosur.
Policia ka arrestuar drejtuesin e furgonit, një 26-vjeçar, për drejtim të pakujdesshëm. Akoma nuk dihen shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.