6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Shkup pas tragjedisë në Koçan, kërkohet drejtësi për viktimat

Kryesoret

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin e Shkupit për të protestuar pas tragjedisë që ndodhi më 16 mars në Koçan, ku 59 persona humbën jetën nga një zjarr masiv në klubin “Koçan Puls”. Protesta u mbajt në heshtje, me drita telefonash në duar, dhe kërkesa ishte që një ngjarje e tillë të mos përsëritet kurrë. Pas kësaj, protestuesit paralajmëruan se mund të përshkallëzojnë veprimet duke bllokuar rrugët në ditët në vijim.

Ndërkohë, autoritetet kanë ndaluar 16 persona dhe kanë arrestuar 18 të tjerë për ngjarjen tragjike. Në Koçan, qytetarët protestuan edhe para prokurorisë dhe gjykatës, duke shkatërruar një lokal dhe një automjet që dyshohet të kenë lidhje me personin që drejtonte klubin e natës ku ndodhi zjarri. 155 të plagosur po marrin trajtim mjekësor, ndërsa 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit