Gjatë natës në Shkodër ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës, ku në zonat malore në Qafë-Thore ka shkuar në rreth 20 cm. Strukturat e Mbrojtjes Civile në Shkodër bëjnë të ditur se situata është e qetë dhe pa probleme.
Në segmentet rrugore në Bardhet-Iballë, Bardhet-Qafë-Shllak dhe Fushë-Arrëz-Fierzë janë të kalueshme por kërkohet përdorimi i pajisjeve dimërore për drejtuesit e makinave.
Ndërsa në Qafë-Mali trashësia e dëborës ka shkuar rreth 10 cm dhe po punohet nga kontraktorët për stabilizimin e situatës.