Izraeli ka sulmuar Gazën dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi janë vrarë të paktën 330 persona.
Hamasi ka akuzuar Izraelin se ka sulmuar “civilët e pambrojtur” dhe se ai është plotësisht përgjegjës për “shkeljen dhe përmbysjen e armëpushimit”.
Ndërsa zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli që tani e tutje do të veprojë kundër Hamasit me forcë ushtarake në rritje.
Gjithashtu zyra akuzohen Hamasin për “refuzim të përsëritur për të liruar pengjet tona” dhe për refuzimin e propozimeve për zgjatjen e armëpushimit.