Ditën e sotme presidenti Bajram Begaj ka mirëpritur ambasadorët austriakë të shteteve të Ballkanit.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet shqiptaro-austriake, bashkëpunimi i Shqipërisë me vendet e rajonit dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Austria ka dhënë ndaj Shqipërisë në momentet kyçe të historisë dhe në ndihmën në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Shqiptarët në rajon, kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pro integrimeve Euroatlantike dhe unë jam krenarë që shpirti pro euroatlantik i tyre nuk është lëkundur asnjëherë. Siç e tregojnë edhe sondazhet e fundit shqiptarët në rajon janë më besnikët ndaj vlerave euroatlantike”, tha Begaj.