Arrestimi i Ekrem Imamoglu, kryebashkiak i Stambollit dhe rival i Erdoganit, ka shkaktuar një rënie të lira turke, duke arritur nivelin më të ulët prej 42 për dollar.
Tregjet financiare janë tronditur, me rënie të aksioneve dhe kolaps të sektorit bankar.
Opozita e cilëson arrestimin si përpjekje për grusht shteti, ndërsa politikat ekonomike të Erdoganit, që përfshijnë ndërhyrje në financa dhe Bankën Qendrore, kanë thelluar krizën. Pasiguria rrit frikën për një krizë financiare të thellë.