-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, shembull për BE-në

Kryesoret

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë punimeve në Senatin Italian, ka vlerësuar nismën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për hapjen e qendrave për menaxhimin e azilkërkuesve jashtë BE-së, duke u shprehur se modeli italo-shqiptar duhet të shërbejë si shembull për të gjithë Europën.

Përsa i përket protokollit me Shqipërinë ju i kuptoni arsyet pse për momentin zbatimi i tij është pezulluar. Kjo çështje po shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian mbështesin qëndrimin e qeverisë italiane për këtë çështje. Në propozimin e presidentes së KE, Ursula von der Leyen për Këshillin Evropian, që mblidhet këtë fundjavë, thuhet se duhen hapur qendra pritjeje në shtete të treta jashtë BE-së, për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve.

Kjo nuk do të ndodhte nëse Italia nuk do të kishte kurajon që të inicionte protokollin me Shqipërinë. Me këtë kurajo ne u përcollëm të tjerëve në BE zgjidhje inovative për të përballuar së bashku flukset emigratore”, tha kryeministrja italaliane Giorgia Meloni.

Gjithashtu, Meloni vlerësoi propozimin e Komisionit Evropian për reformën e kuadrit legjislativ për riatdhesimet, duke shprehur mbështetje për kalimin nga një Direktivë në një Rregullore të zbatueshme drejtpërdrejt në të 27 shtetet anëtare të BE-së.

“Ne e konsiderojmë atë një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm, gjithashtu për të harmonizuar praktikat e shteteve të ndryshme anëtare dhe për të bërë veprimet e riatdhesimit të atyre që nuk janë të mirëpritur në Bashkimin Evropian: nëse hyni ilegalisht në Evropë, nuk mund të qëndroni në territorin tonë”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit