Katër shqiptarë dhe një tunizian u arrestuan në Itali, pasi u akuzuan për pjesëmarrje në një organizatë kriminale ndërkombëtare që trafikonte drogë nga Holanda në Itali.
Operacioni, i koordinuar nga DDA e Bolonjës, zbuloj se grupi kishte importuar 41.5 kg kokainë, 76.5 kg marihuanë dhe 280 kg hashash, me një vlerë totale mbi 5 milionë euro.
Grupi përdorte komunikime të koduara për të shmangur zbulimin nga autoritetet.