Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, në rrugën Hoxharë e vjetër.
Dy automjetet e përfshira në aksident janë shkatërruar plotësisht. Për momentin, nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, por raportet paraprake flasin për dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po hetojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.