15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Djali i Ols Dados që arrestoi Veliajn kandidat për deputet i PS-së

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi situatën e tensionuar brenda bashkisë së Tiranës.

Lajm i fundit, Anuela Ristani shkarkon n/ kryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin Alban Dokushi. Një njeri pa asnjë autoritet nga këshilli bashkiak, një njeri i emëruar nga Rama në kundërshtim me ligjin merr në dorë bashkinë me urdhër të Edi Ramës” tha ai.

Kërkoi hetim të plotë cfarë ka ndodhur me Erion Veliajn. “I kërkoj me urgjencë Avokatit të Popullit të marrë hetim të plotë mbi qëndrimet e Ramës, Veliajt si personazhe kryesore të puntatë të serialit “Narcos”.

Si mundet që një i burgosur të nxjerrë shkresa me firmë dhe vulë. Unë po kërkoj që Avokati i Popullit të shkojë dhe të hetojë, cfarë donte Ulsi Manja atje? Çfarë donte Uluzi Manja, a e ka mohuar Manja që i ka shkuar në takim? Nuk e ka mohuar. Cfarë donte Xhevdet Troplini? A e ka mohuar? Jo. Unë mbroj ligjin, jo Erion Velinë” -tha Berisha.

Në fund deklaroi se “ky (Veliaj) e nisi duke sulmuar prokurorin, unë e dënova, aq më tepër kur mora vesh se ka kërcënuar edhe djalin e tij. Megjithatë djali i këtij Olsit (Dado), që gjoja qenka pro nesh, më thonë se është kandidat për deputet i PS-së në Durrës. Unë nuk e kam të verifikuar, por kështu më thonë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit