-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: PS si PD në 1992, fitorja është mesazh për BE-në

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka krahasuar Partinë Socialiste të sotme me Partinë Demokratike në vitin 1992, duke theksuar se përzgjedhja e PS është një hap për të siguruar vendin në Bashkimin Evropian.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Tiranës, Rama kërkoi mbështetje për 11 majin, duke theksuar se fitorja nuk është vetëm aritmetike, por një mesazh për BE-në. Ai theksoi se PS është “në vendin e duhur dhe në kohën e duhur”, duke shtuar se fushata është për të mbajtur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian.

“Do shkojnë tek numri 5 sepse duan apo nuk duan është PS sot në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, sic ishte PD në 1992. Nuk është se të gjithë ata që e votuan masivisht e donin, por shumë nga ata që e votuan e votuan sepse i dhanë prioritet zgjedhjes  kombëtare të gjeopolitikës.

Shqiptarët duhet të përqafojnë BE duke i dhanë nje mesazh se PS që është sot këtu në qeveri, nuk lëviz nga qeveria në të gjitha rastet. Këtu nuk diskutojmë fitoren aritmetike, por po diskutojmë që a do jetë Shqipëria në gjendje që populli ti japë nje  mesazh Evropës që një forcë si e jona që bën fushatë për këtë flamur bashkë me atë flamur ka mbështetjen për ti çuar negociatat deri në fund. Negociatat nuk janë muhabet, por një punë e jashtëzakonshme”, tha Rama.

Ai ironizoi opozitën duke thënë: “Ata që janë në kënetë, flenë në kënetë, hanë në kënetë, bërtasin në kënetë. Do ti duhej në rastin më të mirë 6 muaj kohë se ku janë. Po nuk u bë 2027 dera mbyllet dhe ne e pësojmë sic e ka pësuar Maqedonia e Veriut”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit