-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump dhe Hegseth mohojnë raportet për Musk dhe planet sekrete të luftës me Kinën

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth kanë hedhur poshtë raportet që sugjeronin se Elon Musk do të kishte akses në planet sekrete të ushtrisë amerikane për një mundësi luftë me Kinën gjatë vizitës së tij në Pentagon.

Trump e quajti këtë informacion “qesharak” dhe “të turpshëm,” duke shtuar se Kina nuk do të diskutohej në takim dhe duke theksuar se “Departamenti i Luftës” nuk ekziston që nga viti 1947.

Ndërkohë, Hegseth konfirmoi vizitën e Musk në Pentagon, por theksoi se ai do të marrë pjesë në një takim jozyrtar.

“Mezi e presim Elon Musk në Pentagon nesër. Por lajmet e rreme shpërndahen sërish – ky NUK është një takim për “planet e luftës tepër sekrete të Kinës”. Është një takim jozyrtar për inovacionin, efikasitetin dhe prodhimin më të mençur. Do të jetë e mrekullueshme!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit