Legjenda e peshave të rënda të boksit, George Foreman ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
I njohur si Big George në ring, amerikani ndërtoi një nga karrierat më të shquara dhe më të qëndrueshme në këtë sport.
Ai ka fituar medaljen e artë olimpike në vitin 1968 dhe ka marrë dy herë titullin botëror në peshën e rëndë, me 21 vjet diferencë, i dyti duke e bërë atë kampionin më të vjetër në histori në moshën 45-vjeçare.
Ai humbi titullin e tij të parë ndaj Muhammad Ali në përballjen e tyre të famshme Rumble in the Jungle në 1974. Por karriera profesioniste e boksit të Foreman krenohej me një total prej 76 fitoresh, përfshirë 68 nokaut, pothuajse dyfishi i asaj të Aliut.