Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili qëndroi për dy ditë vizitë në Kosovë është nisur për në Hagë.
Thaçi është nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do ta ketë fluturimin në orën 13:00.
Gjatë vizitës në Kosovë, ai u takua sot me tre vëllezërit e tij, me gruan Lumnijen dhe djalin Endritin. Ndërsa ditën e djeshme vizitoi varrin e babait të tij që ndërroi jetë para disa ditësh.