Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres ku u përplasën për vdekje katër të rinjtë në Fushë-Prezë u la në burg pa afat.
Në gjykatë Aleksandër Krrashi ka deklaruar se pasi e kanë goditur ka tentuar që të hapë dyert por makina e katër të rinjve ka shpërthyer menjëherë në flakë.
Ai ka dëshmuar se ka kontaktuar me kompaninë dhe u ka kërkuar që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët.
“Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe o dorëzova”, ka thënë ai përpara gjykatësve.
Aksidenti me katër viktima në Fushë-Prezë, lihet në burg pa afat shoferi i betonieres