Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano, ka dhënë një update për të ardhmen e sulmuesit shqiptar Armando Broja.
Sipas Romano, edhe pse Çelsi ka respekt të madh për Brojën, pasi ai është një talent i ardhur nga akademia, klubi londinez nuk e sheh si pjesë të planit të tij të ardhshëm dhe pritet ta nxjerrë atë në treg gjatë verës.
“Armando Broja, Çelsi ka respekt të madh për të, një lojtar që vjen nga akademia, një talent i mirë. Por Çelsi nuk beson te Broja si një lojtar që mund të bëhet pjesë e rëndësishme e skuadrës në të ardhmen. Ndaj unë pres që gjithashtu Broja të jetë në treg”, tha Romano gjatë postimit të tij,
Broja aktualisht është në huazim te Evertoni, dhe tashmë mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij, me interesim nga shumë klube, përfshirë edhe ato jashtë Premier Ligës.