Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thekson se kriminelët nuk janë të mirëpritur në territorin amerikan.
Në mesazhin e saj, Noem paralajmëron se ata që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme do të kapen, do të deportohen dhe nuk do të kenë mundësinë të kthehen më kurrë.
“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.