Shqipëria është e detyruar të marrë 3 pikët ndaj Andorrës në kuadër të kualifikuesve për Botërorin. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho konsiderohet favorit absolut në këtë ndeshje, me një fitore të mundshme që vlerësohet me koeficientin 1,2. Sidoqoftë, Andorra nuk ka qenë kurrë një rival i lehtë për Shqipërinë, duke sjellë disa sfida të vështira, veçanërisht në takimet e fundit.
Në 6 përballjet e mëparshme mes dy ekipeve, Shqipëria ka regjistruar 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Botërorit 2022, Shqipëria fitoi 1-0 në të dyja takimet, duke e bërë këtë sfidë një test të vështirë për kombëtaren e Sylvinho-s.
Pavarësisht kësaj, Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të siguruar një fitore të sigurt për të vazhduar garën për kualifikim.