Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari tha sot se gjendja aktuale e pacientëve të tragjedisë së Koçanit është e qëndrueshme. Taravari tha se 46 pacientë po trajtohen brenda vendit dhe 115 jashtë vendit.
“Nga e mërkura presim të kthehen pacientët, që fillimisht pritet të kthehen 8 pacientë e më pastaj edhe të tjerët me radhë”, tha mes tjerash Taravari. Nga tragjedia e Koçanit humbën jetën 59 persona.