Presidenti Donald Trump tha se të hënën do të vendosë tarifë prej 25% për çdo vend që blen naftë nga Venezuela.
Me anë të një postimi në Truth Social, Trump tha “Venezuela ka qenë shumë armiqësore re ndaj Shteteve të Bashkuara dhe lirive që ne i përkrahim. Prandaj, çdo vend që blen naftë dhe/ose gaz nga Venezuela do të detyrohet t’i paguajë një tarifë prej 25% Shteteve të Bashkuara për çdo tregti që bëjnë me vendin tonë”.
CNN raporton se Trump njoftoi se këto tarifa do të hyjnë në fuqi me 2 prill dhe tha se do të shpallë një numër tarifash reciproke ndaj kombeve të tjera, një ditë që ai i referohet si “dita e çlirimit”.