Një fitore të pastër 3-0 ka mori Shqipëria në ndeshjen ndaj Andorrës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e dominuan totalisht këtë takim në Air Albania. Pas ndeshjes trajneri Silvinjo u shpreh shumë i lumtur.
“Gjithçka është shumë e shpejtë, ky është një grup i vështirë, ishte një detyrim fitorja për të arritur dhe qëndruar në lojë dhe ekipin e Andorrës e njohim mirë pasi kemi luajtur më përpara, është një ekip që luan me zemër. Pas Anglisë arritëm të bëjmë një ndeshje të mirë, pavarësisht se mendoj që edhe atje luajtëm mirë. Bëmë disa ndryshime strategjike edhe për arsye të lodhjes së lojtarëve, mendoj që e kemi merituar dhe kemi disa kohë që nuk kemi fituar ndeshje të tilla dhe me rezultat të mirë, tani shohim përpara për qershorin. Kundërshtarët që mbylleshin shumë mirë në mbrojtje kanë bërë shumë mirë sot.
Strategjikisht mendoj që kemi bërë një punë shumë të mirë, lojtarët kanë bërë shumë mirë dhe kanë sakrifikuar shumë edhe në ndeshjen në Uembli, ku rikujtoj që Anglia është një kombëtare që ka luajtur finalet e dy europianëve të fundit, në qoftë se nuk vrapon, krijon aksione dhe mbrohesh mirë mund të pësosh 5 gola, mendoj që lojtarët kanë bërë shumë mirë.
Përsa i përket kundërshtarit të ardhshëm duhet të fillojmë ta studiojmë që tani, por jam i lumtur që kam shumë lojtarë me karakteristika të ndryshme të cilët kanë dëshirën për të qenë pjesë e Kombëtares dhe për të luajtur që mund ti përdorim në varësi të kundërshtarëve”, deklaroi Silvinjo.