22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj në Milot: Ndryshimi nuk është më ëndërr, por realitet që po afron

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj prezantoi në Milot dy kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Kastriot Piroli dhe Aleksandër Lala.

Gjekmarkaj tha se Miloti dikur ka qenë një qendër e zhvilluar tregtare, ndërsa sot është lënë në harresë nga qeveria. Ai nënvizoi se ndryshimi nuk është më një ëndërr, është një realitet që po afron.

Gjekmarkaj thekson se me programin e Partisë Demokratike do të sillet ndryshimi dhe sipas tij Sali Berisha e ka terguar që di ta mbajë fjalën.

“Sot, Shqipëria është në duart e një pushteti të korruptuar që sundon me arrogancë dhe përçmim ndaj qytetarëve. Edi Rama dhe regjimi i tij nuk qeverisin, ata rrënojnë! Nuk ndihmojnë, ata vjedhin! Nuk japin shpresë, ata detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre!
Por mjaft më! Sot, shqiptarët janë zgjuar dhe nuk kanë më frikë!
Rrotacioni është i pashmangshëm!
Korrupsioni do të marrë fund!
Shqiptarët do të rikthejnë Shqipërinë tek qytetarët, jo tek oligarkët!
Bashkë do ta shembim këtë regjim! Bashkë do të rikthejmë shpresën përmes Shqipërisë Madhështore. Ne mundemi! Ne ja dalim”, shkruan Gjekmarkaj në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit