-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Bilalli: Evropianët dorëzohen

Kryesoret

“Telashe me ushtrinë turke por edhe më më telashe dhe nuk bënë dotë p’a askerin turk!?”

🔴Trupat turke në Ukrainë?

☑️Kursi i ri i Donald Trump në luftën në Ukrainë mund të çojë në një afrim midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

☑️Presidenti Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Evropën.

🔴Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë kurrë një mik i besueshëm për Turqinë, por ka gjithashtu pak shenja të “dëmtimit të miqësisë” me presidentin Erdogan në kët kohë të ndryshimeve tektonike në gjeopolitikën botërore.

Vizioni i Trumpit që të bëjë koncesione Putinit në Ukrainë dhe goditja e Trumpit që po i bënë NATO-s, janë po aq shqetësuese për Turqinë sa edhe për Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar

🔷Me një sy nga Rusia , Erdogan shpreson për marrëdhënie më të ngushta me BE-në

Politikanët në Turqi tani shpresojnë se bashkëpunimi i sigurisë me Evropën në Ukrainë mund të ketë gjithashtu një ndikim në marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë. Kjo mund të përfshijë një partneritet më të gjerë sigurie që synon frenimin e Rusisë dhe sigurimin e stabilitetit në Evropë

🔵Erdogan dëshiron të transferojë trupa në Ukrainë dhe ta pozicionojë Turqinë si një superfuqi evropiane

Sigurisht, është ende shumë herët dhe forma dhe roli i një force evropiane është ende i pasigurt. Shumë varet nga përpjekjet e vazhdueshme të Trump për të bindur Putinin të pajtohet me një armëpushim. Megjithatë, nëse arrihet një lloj marrëveshjeje, Turqia mund të luajë një rol të rëndësishëm në garantimin e respektimit të saj.

Turqia e ka mbështetur me vendosmëri Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në vitin 2022, por gjithashtu ka mbajtur lidhje me Rusinë dhe madje ka udhëhequr përpjekjet e ndërmjetësimit.

Prania ushtarake e Turqisë ka të ngjarë të jetë e pranueshme për të dyja palët. Ndërsa Moska e ka kritikuar ashpër idenë e paqeruajtësve evropianë, por rreth trupave turke ajo nuk ka komentuar ( më sa duket Putini, preferon ushtaret turqë me prezencen dhe udhëheqjen e trupave paqërujtëse në Ukrainë)

🔴A mund të përmbushë Turqia rolin e një paqeruajtëse?

Ka arsye për të besuar:

☑️Gjatë dekadës së fundit, Ankaraja ka dërguar trupa në disa vende të tjera, duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Azerbajxhanin.

☑️Në dy rastet e para madje pati përplasje me Rusinë – ose me ushtrinë e rregullt ose me forcat e grupit Wagner.

☑️Në Siri, forcat turke kryen gjithashtu patrulla të përbashkëta me ushtrinë ruse për të siguruar një paqe të brishtë në rajonin e Idlibit.

Me fjalë të tjera; Turqia ka fituar përvojë të gjerë në trajtimin e konflikteve me Rusinë. Erdogan dhe Putin dhe krerët e tyre të lartë ushtarakë polarizuan me njëri-tjetrin, por gjithashtu u ulën në tryezën e bisedimeve për të gjetur zgjidhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit