Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët prezantoi programin për uljen e çmimeve duke filluar nga energjia elektrike, karburanti, ushqimet, por edhe banesat. Tregoi edhe formulën si do të bëhet ulja e çmimit.
“Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10 përqind me pompat e vendeve fqinje.
Bimët medicinave marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike.
Ato janë dhe duhet të jenë një burim i fuqishëm i të ardhurave të zonave ku ato rriten dhe nuk ka një vend tjetër të ketë biodiversitetin e Shqipërisë. Do ofrohen lehtësira logjistike dhe të llojeve të tjera.
Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabartë me ullirin dhe arrorët, të cilët ngelen përparësi të pandryshueshme dhe të suksesit tonë” tha ai.