Një shqiptar u arrestua pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës në bregun e Formias, disa qindra metra larg plazhit të “Gianola”. Raportohet se ai punonte si ‘postier’ dhe shpërndante mallin me biçikletë elektrike.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, qeni antidrogë “Jessy”, zbuloi 30 doza kokainë dhe 10 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti i trafikut të paligjshëm.
Prokuroria e Cassino urdhëroi arrestimin e të riut. Gjyqtari për hetimet paraprake, në bazë të provave të mbledhura ka urdhëruar që t’i nënshtrohet masës së sigurimit detyrimin për t’u paraqitur çdo ditë në policinë gjyqësore.