Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me drejtuesit politik të qarqeve u ndal te lista e Partisë Socialiste në Tiranë. Berisha u shpreh se në atë listë është bota e krimit dhe se Erion Veliaj e meritonte burgun. Ai nënvizoi se misioni i Partisë Demokratike është fitorja me 11 maj.
“Erion Veliaj e meritonte 100% burgun, por të impikohet e gjithë kupola e partisë, pasi ai ishte burgosur dhe arrestuar kjo ndodh ta politizojë në këtë shkallë një akt të tillë kjo është tipar i ekstremit të majtë, ose mafiozë. Ai u arrestua, ishte në gjykim, ky merrej me statuset e tij. Ky i conte Ulusiun, organizonin truk pas truku vetëm e vetëm si ta shpërbenin totalisht në mënyrë që të mos denonconte. Por natyrisht socialistët këto i kanë kuptuar. E kanë kuptuar që këta që ka në Tiranë, i ka armiq. Grupi Xhafa është armiqësor, po haptas. Është grupi armiqësor. Sepse këta në këto koncepte ecin. Kjo situatë është kudo, në të gjitha qarqet. Në garë është bota e krimit, ndaj dhe misioni ynë bëhet cdo ditë edhe më i rëndësishëm. Secili nga ne duhet ta ketë të qartë se fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve.”, tha Berisha.