16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama me Ballukun kanë shpenzuar 12 mld euro për infrastrukturën, ku janë?

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e degës 9 në Tiranë. Berisha hodhi akuza ndaj zv.kryeminsitres Belinda Balluku ku thotë se ajo porosit biftek 1 mijë euro. Gjithashtu Berisha thotë se Rama dhe Balluku kanë abuzuar me 12 miliardë euro për infrastrukturën dhe sipas tij ata i kanë shpërdorur këto para.

“Ulet ministrja në darkë, porosit Lubia biftekun 1 mijë euro. Ju nuk e dini por gjyshit të saj, Enver Hoxha ja nxori për hundësh kecin. Ajo sheh shefin e vet që hap shishe vere 33 mijë euro, sa 200 pensione. Shkon në ndeshje sporti me 28 mijë euro bileta.

Rama me Ballukun kanë shpenzuar 12 miliardë euro për infrastrukturë. Ku janë? Ju tregoj unë ju. Rrugë kombëtare nga Hani i Hotit deri në Gjirokastër, nga Tirana në Elbasan, nga Korca në Qafë Pllocë kanë kushtuar 1 miliardë e 900 milionë. Kaq kanë kushtuar. Tani po të ndërtoheshin këto rrugë kombëtare do të kushtonin 30% më shumë. Kaq është rritur çmimi i ndërtimit. Por këtyre 1 km rrugë u kushton 10 herë më shumë. Ne do ndërtojmë me çmime reale dhe nuk do shpërdorohen paratë tuaja”, tha Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit