-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ardit Bido: Bllofi i radhës i doktorit erdhi dhe në Trojë, kandidatja nuk shikon selinë e saj

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza për Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës.

Në lidhje me këtë ka reaguar kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Ardit Bido. Ai me anë të një postimi në rrjetin social në facebook shprehet se ky është bllofi i radhës së doktorit.

Bido thotë se sipas tij qytetraët janë më të zgjuar dhe e dinë se kush po punon dhe kush po bën teatër.

“Bllofi i radhës i doktorit erdhi dhe në Trojë: kandidatja nuk shikon selinë e saj 😂
O doktor, prapë bllof?! Çdo ditë do të merresh me mua? Nuk të del koha të merresh me qytetarët, por merresh me mua, çdo mëngjes, si detyrë e parë. 😅
Merr frymë, doktor! 😮‍💨
Sot zgjodhe Delvinën për të hedhur baltë. Trojë e quajmë ne që jemi të këtij qyteti, që e kemi në gjak, në zemër, në rrënjë. Dërgove një gocë të mirë të partisë që s’ka lidhje me Delvinën, të sajojë një “tmerr” pranë KZAZ-së.
Na tregoi se aty ndodhet zyra jonë elektorale… por harroi të shikojë rrotull! 🧐
Sepse përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike. Edhe zyra e kandidates së PD-së, jo më larg se 100 metra. 📍
Doktor, të lutem, mos dil më bllof! Nuk po funksionon. Qytetarët janë më të zgjuar se kaq. E dinë vetë kush punon dhe kush bën teatër. 🎭
Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra. Dhe s’mbërrijnë dot në Parlament.❌
Në Trojë, votojnë trojanët. Dhe ti e di shumë mirë kush do të votohet.😉
S’ke ku të shkosh, përveçse përballë me mua. 🗳️
Mos u tremb, doktor. Do të shihemi në Parlament. Deri atëherë…
Mirupafshim! “, shkruan Bido.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit