-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: E-Albania është bërë si telefon i prishur, të plas shpirtin dhe nuk jep shërbim

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me banorët e zonës së Baldushkut u shpreh se e-Albania nuk punon dhe nuk të jep shërbimin e duhur. Berisha tha se për të klikuar në e-Albania duhet shumë kohë dhe nuk përgjigjen për dhe orientojnë qytetarët.

Ai theksoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, e-albania do të modernizohet si dhe do të hapen zyrtat e pritjes për qytetarët.

“Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me e-Albania. E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin. Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan. Ky i zhduku këto dhe preu cdo lidhje me qytetarin. Klikimi në e-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare. E-Albania do të modernizohet, por pavarësisht kësaj ne do të hapim zyrat e pritjes për qytetarët”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit