Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një postimi njofton se rreth 39 amerikanë janë betuar sot për tu angazhuar për 2 vjet si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri.
Ambasada thotë se 39 amerikanët janë betuar para të Ngarkuarës me Punë të SHBA, Nancy VanHorn.
“Këta individë plot përkushtim do të sjellin më të mirat e vlerave amerikane në Shqipëri. Duke u mbështetur në 30 vite ndikimi, ata do të bashkëpunojnë me komunitetet lokale për të forcuar lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, dhe Drejtuesja e Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Megan Ëilson, iu bashkuan znj. VanHorn për t’u uruar suksese Vullnetarëve!”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.
View this post on Instagram









