-sidi education-spot_img
19 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në rubrikën Sy m’Sy: 238 mijë nxënës marrin libra falas dhe paga e mësuesit është dyfishuar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e radhës “Sy m’sy” iu përgjigj një komentuesi, i cili shprehej se ka mungesë të fëmijëve në shkolla dhe qeveria po vazhdon në rindërtimin e tyre.

Rama shprehet se në kohë kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, mbështetja për arsimin ishte zero. Kryeministri thotë se sot janë 238 mijë nxënës që marrin libra falas dhe paga e mësuesve është dyfishuar.

“Shkolla atëherë ishte mysybet, sot 238 mijë nxënës marrin libra falas, kurse ti thua s’ka fëmijë. Paga e mesuesit është dyfishuar. Dje ishte 420 euro sot është 950 euro dhe brenda mandatit të katërt të PS do të shkojë 1250 euro. Po ashtu, deri në fund të mandatit të ardhshëm, 430 shkollave të reja do i shtohen dhe 200 të tjera. Kur morëm detyrën s’kishte laboratorë, sot ka laboratorë inteligjentë, do jetë brenda mandatit të katërt do jenë 1000 laboratorë të tillë dhe s’do të ketë nxënës pa akses.
Po ashtu do ndërtojmë shoqërinë publike të transportit të nxënësve që ka plot fëmijë që duhen mbështetur falas me transport në shkollë. Palestrat numëroheshin me gishtat e duarve kurse sot kemi mbi 200 palestra në shkollë. Janë mbi 12 mijë fëmijë të përfshirë’, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit