Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët e zonës së Depos së Ujit dhe degës nr. 2 në Tiranë premtoi se me ardhjen në pushtet do të falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet si dhe për kamatat.
Berisha u shpreh se kamatat ndaj qytetarëve merren me në mënyrë të paligjshme, pasi sipas tij s’ka ligj, pasi ato janë falur njëherë.
“Këta ndërtojnë pallate dhe nuk paguajnë gjoba, kurse atë që ngre çatinë e tij në fshat e marrin dhe e rrasin në burg, është reale kjo që po them. Kjo merr fund, do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet, kamatat. Kamatat e marrin në mënyrë të paligjshme s’ka ligj, se ato janë falur njëherë.
Drejtori i OSHEE, ish-drejtori, merr dhe punëson qindra patronazhistë dhe pastaj vërsulet se si e si të marr gjoba, kamata e fatura false nga qytetarët, marrin fund këto, e kam deklaruar, do ketë amnisti për gjobat dhe për biznesin e vogël, jo vetëm për qytetarët.”, tha Berisha.









