Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë. Një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila po transportohet në spitalin e Korçës.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo të gjendjes së të dëmtuarës. Ndërsa drejtuesi i makinës është larguar nga vendgjarja. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin.