Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Vaut të Dejës është ndalur edhe tek tenderi i Belinda Ballukut për larjen e makinës së saj.
Berisha tha se as sulltanesha e sulltanit të Bruneit nuk shpenzon 10 mijë euro për larje makine. Ai akuzoi qeverinë se janë hajdutë të gjitha nivele.
“Lubi Balluku shpenzon për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Ju garantoj se as sulltanesha e sulltanit të Bruneit nuk shpenzon aq. Si mundet një zyrtare e njerëzve që marrin 60 70 euro pension të imagjinojë… po i vjedhin ata se kanë hajdutë xhepash. Kanë hajdutë të gjitha niveleve. Kjo i ndan me lavazhin. Se si i ndan nuk mund të arrij ta kuptoj kurrë”, tha Berisha.