16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha fton sërish në debat Ramën: Nuk mund të dalë se ka nga flokët tek këmbët vetëm mashtrime

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin në Vaun e Dejës ka ftuar sërish në debat kryeministrin Edi Rama. Berisha u shpreh se qëllimi kryesor është Shqipëria Madhështore dhe me 11 maj duhet të votohet numri 1.

“Dhe unë ua them ju këtu, nuk jam në politikë absolutisht kësaj radhe për asnjë interes personal. Jo, jo. Nuk jam në politikë për interesa pasurie. Nuk jam në politikë për asnjë qëllim tjetër, përveçse misionit të Shqipërisë Madhështore. Përveç bindjes time të thellë se shqiptarët në vendin e tyre duhet të begatohen më shumë, të kenë rroga të larta gjithnjë e më shumë, të kenë punësim gjithnjë e më shumë.

Këto janë qëllimet e misionit.

Por ta përfundojmë me një ftesë: hajde urdhëro nesër ose hajde këtu po deshe para këtyre burrave dhe grave, të bëjmë një debat. T’u themi shqiptarëve se çfarë do bëjmë ne dhe çfarë do bësh ti dhe jo të kopjosh programin që para 3 muajsh e quaje humnerë.

Nuk vjen dot, nuk mund të dalë se ka nga flokët tek këmbët vetëm mashtrime.

Prandaj dhe ne më 11 maj votojmë njishin, numrin hyjnor. Votojmë njishin, numrin e diellit. Votojmë njishin, numrin e fitores. Rrofshi ju, rroftë Vau i Dejës. Rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit