-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nga Izraeli: Shqipëria do të jetë shtëpia juaj e dytë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është nderuar nga presidenti i Izraelit me medalje presidenciale, e cila u akordohet personaliteve të rëndësishëm botëror në politikë, dhe në këtë rast vjen si nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.

Rama gjatë fjalës së tij ka shprehur falenderimet dhe tha se këtë medalje e merr në emër të të gjthë shqiptarëve.

Ai theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të Izraelit në këto momente të vështira. Rama tha se Hamasi nuk është lëvizje rezistente, por nazistët e shekullit të ri.

“Ne po ndërtojmë një muze hebre në Vlorë dhe një qendër kulturore hebreje në Tiranë. Shqipëria do jetë shtëpia juaj e dytë dhe do të jeni të mirëpritur. Shpresojmë që të jemi në gjendje që të ndërtojmë diçka, jo në nivelin e gjyshërve tonë, por në të njëjtën frymë vëllazërimi dhe bashkëpunimi.

Ne qëndrojmë të patundur në krah të Izraelit në këtë moment të vështirë ku ende ka njerëz në bodrumet mesjetare të Hamasit. Shqipëria ka qenë mbështetëse e zgjidhjes mes dy shteteve, por në këndvështrimin tim dhe tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty.

Ndryshe nga sa janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistente, por nazistët e shekullit të ri, dhe historia na ka mësuar me nazistët nuk ka paqe, nuk ka kompromis”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit