16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do presim me gërshërë çdo kanal të parave të zeza që hyjnë në Shqipëri

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet e 11 majit. Berisha u garantoj shqiptarëve se shteti do të krijojë një bord me të cilin do të kompensojë çdo rënie të euros për eksportuesit.

Ai theksoi se do të subvencionohet euro dhe sipas tij do të presin me gërshërë, me forcën e ligjit çdo kanal të parave të zeza që hyjnë në Shqipëri.

“Ju garantoj ju, ju garantoj këtu se, shteti do të krijojë një bord me të cilin do të kompensojë çdo rënie të euros për eksportuesit. Çdo eksportues humbi me euron 35%, por 35% nuk e kanë fitimin pothuajse asnjëri prej tyre dhe shumica e tyre falimentuan.
Ka 3 vite miqtë e mi që prodhimi industrial bie në pikiatë. Ka 3 vite që eksportet vetëm nga 2023-2024 janë ulur me 32%. Mijëra e mijëra shqiptarë humbën vendet e punës dhe morën rrugët e dheut.
Ne i rikthehemi fuqishëm prodhimit.
Ne do të subvencionojmë euron, masën e rënies së saj, sikundër do presim me gërshërë, me forcën e ligjit çdo kanal të parave të zeza që hyjnë në Shqipëri.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për para të zeza, shqiptarët kanë nevojë të paguhen për djersën e tyre, për mendjen e tyre, për mundin e tyre.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit