Partia Demokratike ka zbuluar sloganin për çeljen e fushatës elektorale të 11 majit. Sali Berisha u ka bërë thirrje bashkëkombësve dhe qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore në çeljen e fushatës zyrtare në sheshin ‘Nënë Tereza në Tiranë’.
‘Merrni miqtë, familjen dhe eja drejt fitores’, është slogan i ri i PD që fton qytetarët t’i bashkohen çeljes së fushatës elektorale më 11 prill në Tiranë, në orën 19.00, ku do të prezantohet edhe programi i demokratëve për qeverisjen.