Kryediplomatja e Bashkimit Europian Kaja Kallas ka reguar në rrjetin e saj në X pas vizitës së saj sot në Tiranë, ku u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeminsitrin Edi Rama.
Kallas shpreh gëzimin e saj për marrëveshjen e firmosur mes Bankës Europiane të Investimeve dhe Qeverisë së Shqipërisë, për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.
“E gëzuar që isha dëshmitare e nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe EIB, për të rindërtuar hekurudhën midis portit të Durrësit dhe Rrogozhinës. Kjo do të krijojë vende të reja pune, do të rrisë tregtinë dhe do të përmirësojë lidhjen, duke e sjellë Shqipërinë më afër fqinjëve të saj dhe BE-së”, shkruan Kallas në X.