-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Belinda Balluku, simboli më domethënës i korrupsionit

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Fier, Gazment Bardhi ndodhet në Lushnjë për prezantimin e kandidatëve për deputetë. Bardhi gjatë fjalës së tij e cilësoi Belinda Ballukun si simbol i korrupsionit.  Ai tha se Balluku është njeriu më i frryë nga arroganca e pushtetit 12-vjeçar.

“Përballë kemi Belinda Ballukut, simbolin më domethënës të korrupsionit. Njeriun e fryrë nga arroganca e pushtetit 12-vjecar. Kemi njeriun që me paratë e pista mendon se do të blejë dinjitetin e lushnjarëve dhe qytetarëve të qarkut të Fierit.

Kemi njeriun që nuk ka respekt për socialistë e ndershëm, jo më për qytetarët e zakonshëm dhe pa parti. Njeriun që ka pushtuar si bandë qarkun me vartësit e saj, ku shkëlqen këtu në Lushnjë famozja Laureta Omeri, e cila kalon çdo sekond të ditës me krimin e organizuar, gjurmon jetën e secilit prej jush, me shpresën se do ti nënshtrojë me presion dhe para të pista.

Ju siguroj se është vetëm çështje kohe. Ekipi i zullumit dhe korrupsionit do të shkojë prapa hekurave.”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit