11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjeku italian arrestohet pasi ndihmoi të fortin shqiptar të arratisej

Kryesoret

Gjykata ka vendosur të dërgojë në burg psikiatrin Andrea Pacileo, i punësuar në një spital në Romë. Ai dyshohet se ka ndihmuar Elvis Demçen, një emër i njohur i trafikut të drogës dhe i hetuar nga Prokuroria e Romës që të përfitojë nga lehtësimet ligjore duke dhënë raporte të rreme mjekësore.

Sipas hetuesve, Pacileo merrte pagesa prej 300 eurosh për çdo seancë konsultimi me Demçen, me qëllimin e përpilimit të dokumentacionit që do të ndihmonte në lirimin e tij nga burgu dhe kalimin në arrest shtëpiak. Këto seanca mjekësore zhvilloheshin në ambientet e spitalit, të përdorura si justifikim për dalje të autorizuara.

Prokuroria dyshon se këto “vizita” u shfrytëzuan nga Demçe për të takuar bashkëpunëtorët e tij dhe për të vazhduar organizimin e aktiviteteve kriminale brenda dhe jashtë spitalit. Gjithashtu mjeku akuzohet se ka lehtësuar qasjen e Demçes jashtë mjediseve të kontrolluara duke shkelur detyrën dhe duke penguar drejtësinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit